Lokacion ideal për banim dhe afarizëm!

TREA është një kompleks banimi që planifikohet të ndërtohet së shpejti në Kalabri buzë qytetit të Prishtinës, në lokacion ideal me për banim dhe afarizëm.
Kompleksi përbëhet nga 10 ndërtesa me 340 banesa komode të cilat startojnë nga 63 m2 e që përmbyllen me penthouses deri në 192 m2.
Arkitektura e Kompleksit TREA bazohet në traditën e ndërtesave moderne të banimit. Karakterizohet nga funksionaliteti, përdorimi i kujdesshëm i materialeve, tullat me nuanca të ngrohta, ballkone ekspresive dhe dritare të larta që do të mundësojnë depërtimin e dritës natyrale në të gjitha kthinat. Paleta e materialeve është zgjedhur me kujdes për të përquar estetikë bashkëkohore.
Shfleto Katallogun!
5
minuta larg Albi Mall
10
minuta larg qendrës
15
minuta larg aeroportit
JETO NË TREA

Të gjitha në një vend

TREA është një kompleks i ri që do të përmban apartamente dhe objekte afariste për biznes ultra-luksoze në Kalabri.Prona përmban një oborr me gjelbrim dhe shetitore me parkim nëntokësor. Banorët do të gëzojnë një hapësirë private në natyrë në luksin e shtëpisë së tyre.

E ARDHME E GJELBËRT

Gjelbrim dhe shëtitore me parking nëntokësor

Të gjitha ndërtesat e kompleksit posedojnë garazha parkimi nëntokësor në mënyrë që i tërë kompleksi të jetë i liruar nga veturat për cilësi më të lartë të jetesës. Koncept i cili do të realizohet për herë të parë në Prishtinë. Përgjatë gjithë kompleksit do të shtrihet shëtitorja, si dhe shumë hapsira tjera të gjelbërta përfshirë edhe këndin e lojërave për femijë. Kompleksi TREA do të jetë një lagje e pakrahasueshme ku banorët do të ndihen mirë, rehat dhe komod.

Banesa juaj e ardhshme!

Banesa juaj është aty ku pushon zemra.
Kjo është aryeja pse kemi ndërtuar një vend të veçantë për ju.
Shiko Tipologjinë!

Banesat në kompleksin TREA, përmbushin koeficientin e ndriçimit sipas standardeve europiane;

Ndarja e njësive banesore bëhet me dy mure përfshirë edhe izolimin në mes mureve (akustik)

Banesat janë të pajisuara me sistemin SMART HOME

Keramika e klasit të parë (prodhimi Italian) dhe sanitaria (GROHE), kualitative;

Ngrohja në dysheme me sistem intelegjent dhe shumë kualitative;

Shkallët do të jenë të veshura me granit natyral;

Çdo objekt (nga 10 sosh) do të ketë ashensorin e kualitetit të lartë, nga prodhues të njohur;

Dyert e hyrjes së banesave do të jenë të blinduara, dhe dyert e brendshme kualitative që përmbushin standardet evropiane.

Fasada e jashtme do të jetë ventiluese kombinuar me tullën tejet kualitative e prodhuar në Gjermani.

Dritaret do të jenë te kualitetit të lartë, me tre xhama (katër stinor), dhe me roleta fletë alumini termik;

Në Kalabri, buzë Prishtinës!

Afër gjithçkaje, dhe me qasje perfekte në të gjitha anët e Prishtinës!

Galeria

Shijoni pamjet përrallore të kompleksit TREA!

Video

Projekti i kompleksit TREA dhe progresi në punimet e kompleksit!

Zyret tona!

Vetërnik, Prishtinë

Tel: +383 45 455 155
Tel: +383 49 604 050
E-Mail: info@ertainvest.com